I jepet lamtumira e fundit kapitenit që vdiq duke shpëtuar dy turistë në Shkodër

I jepet lamtumira e fundit kapitenit që vdiq duke shpëtuar dy turistë në Shkodër

Mes lotësh sot iu dha lamtumira e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike, që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës.

Bashkëshortja e viktimës, Najada Isufi, u shpreh se lajmin për vdekjen e burrit të saj e mori nga një koleg i të ndjerit.

“Më tha që Beni ka pësuar një aksident. Se mendova kurrë se ishte mbytur, se ishte shumë i fortë. Është dhimbje shumë e madhe për ne”, u shpreh Isufi, sipas TCh.

Related Articles