Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale sot do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
“Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 31 – 35°C, Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.