Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka nisur dëshmin e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës.
“Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj raporton Insajderi.
Ai shtoi se menjëherë kishte shkuar në shtëpi me vrap, kishte marrë prindërit dhe i kishte çuar në spitalin e Gjakovës për t’u dhënë qetësues.
Më pas, bashkë me ta ishin nisur drejt QKUK-së.