Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka emëruar zëvendëskryeministren e parë, Yulia Svyrydenko për të udhëhequr kabinetin e tij.
Nëse miratohet nga parlamenti, Svyrydenko, e cila aktualisht shërben edhe si ministre i ekonomisë, do të zëvendësojë kryeministrin aktual Denys Shmyhal për t’u bërë krere e 19-të e qeverisë ukrainase.
I emëruar në vitin 2020, Shmyhal ka shërbyer në këtë rol gjatë gjithë luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe është kreu i qeverisë me shërbimin më të gjatë në historinë e vendit, shkruan Financial Times.