Arrestohet pejani, i dehur ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale

Arrestohet pejani, i dehur ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale.

Policia njofton se i dyshuari ishte në gjendje të dehur, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë, 19.07.2021 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Related Articles