Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Deçan, teksa një burrë ka raportuar në polici se dy persona të maskuar pas mesnate kanë hyrë në dhomën e tij të gjumit derisa po flinte për t’ia marrë paratë, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka mbajtur, derisa tjetri ia ka marrë paratë.
“Deçan/17.07.2025 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij kanë hyrë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre e ka mbajtur derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën ankuesi kishte një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.