Policia suspendon një zyrtar policor në Gjakovë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

Policia suspendon një zyrtar policor në Gjakovë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

Një polic në stacionin policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare.

Policia e Kosovës në njoftim tha se lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe  çështjeve që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.  Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka  identifikuar një  zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, tha policia në njoftim.

Related Articles