Temperaturat sot shkojnë deri në 37 gradë

Temperaturat sot shkojnë deri në 37 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe i kthjellët.

Pas një fronti të dobët të ftohtë ajror që dje solli rrebeshe lokale shiu dhe freski të shumëpritur kryesisht viseve kodrinore-malore të Kosovës dhe pak disa viseve tjera, sot do të kemi vetëm vapë të fortë verore dhe pa ndonjë gjasë për ndonjë freskim. Rekomandohet kujdes i shtuar orëve të mesditës sidomos për personat e ndjeshëm, njofton Meteo Ballkan.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 apo 37 gradë Celsius.

Related Articles