Burri rreth 65-vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, vdiq të hënën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti ku punonte në fshatin Zallq të po të njëjtit qytet, raporton Gazeta Enigma.
Policia bën të ditur se lidhur me këtë ngjarje është intervistuar i dyshuari i cili në konsultim me prokurorin është liruar më pas në procedurtë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar, i cili me datë e cekur derisa ishte duke punuar në një shtëpi-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, por me datë 21.07.2025 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Aksidenti ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 17:25, kur i ndjeri kishte rënë nga skelet e objektit. / Gazeta Enigma.