Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në qytetin serb të Svilajnacit, ka raportuar media serbe “Novosti”
. Atij iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës
Halili 59-vjeçar është nga Peja.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.
Në një konferencë për media një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri thirrje që mërgimtarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.