Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij në raport me politikat.
Siç u shpreh ai në Rubikon, Vetëvendosje, është iluzion optik i Albin Kurtit,
”Vetëvendosje nuk ekziston si subjekt politik, ajo është një iluzion optik i zotrit Kurti”.
”Është një instrument i zotrit Kurti. Ajo çka kam pa ndër vite, nëse ti ke vendosë flamurin për 28 nëntor, njerzit të kanë thanë ”A je me Vetëvendosjen a?”. Ky monopolizim i flamurit kombëtar, i idesë së bashkimit, filloi që njerëzit të identifikonin me një subjekt për flamurin”.
”Ne edhe jashtë idesë së bashkimit nuk i kemi asnjëherë puntë më keq sesa sot me Republikën e Shqipërisë, në planin politik të dakordimit”.
”Në kohën kur në Shqipëri ka një boom turistik, dhe Shqipëria dhe Rama me vite ka thënë ta bëjmë ofertën e përbashkët turistike, ne kemi shku duke u mbyllë në vetvete, në kohën kur Shqipëria bëhet qendër e diplomacisë, rajonale dhe botërore, më 2027 do ta kemi Samitin e NATO-s në Tiranë, u mbajt ai i komunitetit evropian, kur ne do duhej të ishim afër, ne jemi ftohtë”.
”Ai [Albin Kurti] llogarit që natyrshëm duhet t’i pranohet lidershipi atij. Nuk flasim për idenë, sepse Kurti llogaritë që është mbi idenë”.
”E kemi atje po ashtu zotri Ramën, që ka një karakter po ashtu të fortë. Jemi ardhë në një situatë të tillë që Kosova jo vetëm që ka shku duke u izolu, e Shqipëria ka vazhdu me u hapë”.