David Alaba është prezantuar sot (e mërkurë) si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa ka zgjedhur edhe numrin e fanellën që do ta bart.
Mbrojtësi austriak kishte arritur marrëveshje muajin e kaluar, pasi vendosi të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich pas 10 viteve karrierë.
Megjithatë, prezantimi i Alabas ka ardhur vetëm sot, pasi lojtari ishte i përfshirë në Euro 2020 me Austrinë.
E veçanta e prezantimit të Alabas te Real Madridi është fanella që ai do ta mbajë veshur.
✍️ Signed, sealed, delivered, I̶'̶m̶ ̶y̶o̶u̶r̶s̶, he's OURS!#WelcomeAlaba | @David_Alaba pic.twitter.com/4cCWhNrpBr— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) July 21, 2021
Numri 4 është numri i ri i austriakut, dhe kjo vjen vetëm disa ditë pas largimit të kapitenit Sergio Ramos, i cili u transferua te Paris Saint-Germain. Ndryshe, Alaba ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin mbretëror.
Our new No.4️⃣!
???? @David_Alaba#WelcomeAlaba pic.twitter.com/P6k1VpPUbq— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) July 21, 2021