“Kurti të insistoj në marrëveshje finale me Serbinë”

“Kurti të insistoj në marrëveshje finale me Serbinë”

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve nuk solli ndonjë përparim në dialog.

Propozimi i Kurtit për nënshkrimin e deklaratës së paqes në mes të  dyja vendeve e cila përmban gjashtë pika, nuk u pranuar nga Vuçiqi.

E nënshkrimi i kësaj deklarate nga pala serbe po shihet si një hap i vështirë nga analistët kosovarë.

Arton Demhasaj, nga organizata “QOHU”, tha se Serbia ka qëndrime të kundërta dhe se BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut nuk ka dhënë ndonjë shenjë pozitive.

“Mendoj se ajo marrëveshje është e vështirë për t’u nënshkruajtur për shkak se ne kemi parë se Serbia ka qëndrim krejt kundër dhe as që ka pranuar të diskutoj për atë temë, por njëkohësisht kemi parë që as Brukseli nuk është  që ka jep ndonjë shenj pozitive sa i përket asaj marrëveshje”, tha ai për Front Online, përcjellë Gazeta Enigma.

Demhasaj tha se kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, duhet  të insistoj në arritjen e një marrëveshje finale, dhe jo në marrëveshje të tilla të cilat do të mbesin vetëm në letër.

“Unë mendoj se duhet me insistu në arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë që një herë  e përgjithmonë t’i zgjedhim kontekstet me Serbinë, çfarëdo marrëveshje tjera që nënshkruajnë i kemi parë të gjitha ato marrëveshje që janë arritur në Bruksel në kohën kur z. Thaçi e udhëhiqte dialogun sa marrëveshje janë nënshkruajua kanë mbetur të pa u implementuara, kështu që edhe marrëveshjet tjera që nuk janë marrëveshje finale.  Mendoj se edhe Kosova z. Kurti duhet me insistu në marrëveshjen finale e cila do ta parasheh edhe njohjen finale reciproke që do ti hapte rrugë Kosovës në integrimet euroatlantike”, tha ai.

Sipas Demhasaj, arritja e marrëveshje finale brenda këtij viti do të jetë e vështirë pa ndërmjetësimin e SHBA-së.

Related Articles