Ffluksi i mërgimtarëve drejt Kosovës ka rritur ndjeshëm pritjet në pikat e kalimit kufitar, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, më së shumti po pritet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet arrijnë deri në 30 minuta.
Situata është disi më e lehtë në Merdarë, ku qytetarët presin rreth 15 minuta, ndërsa në pikëkalimin Kullë, pritja është deri në 10 minuta.
Pikat e tjera kufitare aktualisht nuk raportojnë pritje të mëdha dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.