Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit në Ujman

Vazhdojnë kërkimet për trupin e 33-vjeçarit në Ujman

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili bëri të ditur se 33-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Sipas raportimeve, viktima është nga fshati Cerajë i Mitrovicës dhe jeton në Suedi. Ai kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet verore. 

Related Articles