Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimi për 33-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, është ende duke vazhduar. Kështu kanë konfirmuar nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (ShKKSh), raporton Gazeta Enigma.

Kërkimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës, përfshirë edhe me ndihmën e zhytësve profesionistë.

Dyshohet se 33-vjeçari i cili ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë, pasi jeton jashtë vendit, është ndalur në një nga urat e Liqenit të Ujmanit dhe pas zhytjes në ujë nuk është parë në sipërfaqe. / Gazeta Enigma.

Related Articles