Deputeti nga radhët e LDK-së, Paris Guri, i ka reaguar deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit, e cila tha se motra e Gurit “ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku për studime jashtë vendit”.
Për këtë, Guri tha se “motra ime është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës”.
“Ajo është përfituese e bursës Chevening, një ndër bursat më prestigjioze në botë, që ndahet nga vetë Qeveria Britanike”.
“Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak”, u shpreh Guri.
“E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent”, shtoi në fund deputeti i LDK-së.