Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka paralajmëruar kundërshtime të ashpra ndaj vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë theksuar se ky proces mund të rrezikojë rëndë stabilitetin financiar të bizneseve dhe të dëmtojë ekzistencën e shumë kompanive.
Dhoma e Tregtisë përmes një postimi shprehu shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur të zbatuarjes së këtij vendimi.
Bizneset anëtare të Dhomës paralajmërojnë se, nëse ZRRE-ja nuk tërhiqet nga ky vendim, ato do të jenë të detyruara të ndërmarrin masa të forta, përfshirë
Postimi i plotë:
Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës paralajmërojnë veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.
Bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.
Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike.
Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda. Paralajmërojmë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.
Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre.