Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë.
Një person, nga fshati Lladroviq nga familjarët është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
“Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë”, deklaroi Elezaj.