Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm pas alarmit për cunami

Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm pas alarmit për cunami

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Japoni pas alarmit për cunami që është lëshuar në vend pas tûrmetit të fuqishëm në Rusi, raporton Gazeta “Enigma”.

Ambasada Shqiptare u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara nga autoritetet vendase dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale, ndërsa ka publikuar edhe numrat e komunikimit për çdo problematikë apo nevojë për ndihmë në lidhje me këtë situatë.

Në rast nevoje, ju lutemi të kontaktoni:

 [email protected]

WhatsApp: +81-70-9023-3905

 +81 80 4357 2971

“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në postim.

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Kamchatkën rreth orës 11:25 të mëngjesit, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe evakuime në Japoni dhe SHBA.

Related Articles