Familjarët e viktimave, për vrasjen e të cilëve u dënua sot me 15 vjet burg, Millosh Pleskoviq, nuk janë të kënaqur me dënimin që e ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Ai mi ka mbyt vllaznit e mi. Pak është Gjykata. Duhet përjetë. Ai mi ka masakru vllaznit”, ka thënë motra e viktimave.
Ndërsa avokati Gent Gjini ka thënë “Millosh Pleskoviq, është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë” .
“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakru dy fëmijë binjak.Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënu shumë pak me ligje të Jugollsavisë”, ka thënë avokati Gjini.
Avokati Gjini tutje ka thënë se Pleskoviq ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan.
“Për herë të parë po gjykohet një anëtar i Arkanoviqëve e Beretave të Kuqe”, ka thënë avokati nga Prizreni.
LEXO EDHE: Dënohet me 15 vite burgim për krime lufte Millosh Pleskoviq, vrau tre shqiptarë
Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.