Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e mbi 27 mijë teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare, në shkolla anembanë botës.
“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë”, shkroi Rama.
Sipas Ramës, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar, kudo ku ndodhen në botë.
“Rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shtoi kryeministri.