Policia po kërkon këtë burrë nga Vushtrria për “Vrasje e rëndë në tentativë”

Policia po kërkon këtë burrë nga Vushtrria për “Vrasje e rëndë në tentativë”

Policia e Kosovës është në kërkim të një burri të identifikuar me emrin Driton Bekteshi, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët  që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmëroj Policinë e Kosovës.

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Related Articles