Kurti: Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se Llaban do të jetë kryesuesi i çështjes

Kurti: Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se Llaban do të jetë kryesuesi i çështjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti komentoi tërheqjen e kërkesës nga presidentja Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese.

Kurti tha se presidentja nuk ka qenë në dijeni se gjyqtari Radomir Llaban do të jetë kryesues i çështjes.

“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesuesi i çështjes që do të trajtohet nga gjykata.Që në vitin 2018 kemi qenë të informuar për gjyqtarin.Atëherë kur ai pati aplikuar që të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese deputetja jonë Albulena Haxhiu i pat shkruar letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm, as kryetarja e gjykatës nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndalin një proces të tillë”, tha Kurti.

Related Articles