Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, akuzoi protestuesit kundër qeverisë së tij si “shërbëtorë të një revolucioni me ngjyra”, duke pretenduar se ai po përballet me presion për shkak të qëndrimeve të tij kundër NATO-s, në mbrojtje të Kosovës dhe të Republikës Srpska.
“Jam i ekspozuar ndaj revolucionit me ngjyra sepse nuk më intereson fare. Nuk do ta njoh Kosovën, pavarësisht faktit se na lanë pa Kosovën dhe pa Malin e Zi”, tha Vuçiq, duke fajësuar për këtë qeveritë e mëparshme.