Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ka në rend të ditës 13 pika. Ndër to është edhe shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe disa projektligje, ku një nga to është edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektligji për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, Projektligji për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregti me jashtë.