Pesë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Pesë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në orët e pasdites të Muzeu në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ibrahim Lutfiu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Pllana.

Ai ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit. 

Related Articles