Limaj: Kosova kërkon drejtësi, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Specialen

Limaj: Kosova kërkon drejtësi, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Specialen

Pas protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova kërkon vetëm drejtësi, të vërtetën dhe barazi para ligjit

Ai kritikoi Parlamentin për moskryerjen e detyrës në monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se që pesë vite më parë kishte propozuar përfshirjen e instituteve të pavarura për monitorim profesional.

Sipas tij, një qasje e tillë do të rriste besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të mbronte më mirë të drejtat e të akuzuarve.

“Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!”, përfundoi Limaj.

Related Articles