Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”.
Haziri UÇK-ja ishte një ushtri çlirimtare, me një emblemë e një qëllim, për një Republikë të lirë.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës është mbajtur protestë në Prishtinë, ku mijëra qytetarë dolën në sheshet e kryeqytetit kundër padrejtësive që sipas tyre, Gjykata Speciale po i bën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.