Këtë të premte parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MeteoKosova era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 35°C.