Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku tha se me Hargreavesin folën për zhvillimet politike në vend, me theks në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese me situatën e krijuar në vend dhe qëndrimin e LDK-së për këtë çështje.
“Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë”.
“Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet”, shkroi Abdixhiku
Kreu i LDK-së tha se në fund të takimit, Hargreavesit i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që sipas tij, Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës.