Të premten në Gjakovë janë arrestuar një burrë dhe dy gra pasi janë përleshur me dy gra të tjera.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat femra kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”.