Dështim në investime kapitale, Gjilani i fundit në Kosovë

Dështim në investime kapitale, Gjilani i fundit në Kosovë

Komuna e Gjilanit e cila drejtohet prej Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje është kampion në nivel Kosovë i mos realizimit të buxhetit për investime kapitale.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se nga buxheti prej 8,582,443 euro për investime kapitale, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 ka shpenzuar vetëm 603,863 euro, që i bie rreth 7 % e planit vjetor.

Kjo përqindje e ulët e realizimit të buxhetit për investime kapitale në këtë komunën, rendit komunën e Gjilanit si komuna me realizimin më të ulët të buxhetit për investime kapitale në raport me të gjitha komunat e Kosovës

Related Articles