Edhe Osmani kritikon sistemin e drejtësisë: Për keqardhje që të dyshuarit ishin lënë të lirë

Edhe Osmani kritikon sistemin e drejtësisë: Për keqardhje që të dyshuarit ishin lënë të lirë

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e trefishtë që ndodhi gjatë ditës në Gjilan, duke iu bërë thirrje organeve të rendit e të drejtësisë për veprim urgjent.

Osmani tha se kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.

Njëjtë si ministrat në detyrë Sveçla e Haxhiu, edhe Osmani kritikoi sistemin e drejtësisë për lirimin e të dyshuarve.

“Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”, thuhet në komunikatë.

“Presidentja i bën sërish thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit, në mënyrë që vrasësi të marrë dënimin e merituar”. /Gazeta Enigma

Related Articles