Tre të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tre personave në Gjilan, janë ende në arrati.
Dorasi kryesor dyshohet të jetë Mefail Shkodra. Edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, janë shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Enigma se po punojmë intensivisht në të gjitha anët, me qëllim kapjen e të dyshuarve.
Ai tha se pret që edhe qytetarët të lajmërojnë policinë për çdo informacion.
“Presim që edhe qytetarët të kyqen në këtë drejtim. Të na kontaktojnë për çdo informatë”, tha Hashani.
Lexo edhe: