10 subjekte kanë aplikuar për garë në zgjedhjet lokale të tetorit

10 subjekte kanë aplikuar për garë në zgjedhjet lokale të tetorit

10 subjekte politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Enigma, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 64, prej të cilëve 5 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

“Pasi ka pranuar këto aplikime, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka ndërmarrë hapat ligjorë për verifikimin e kandidatëve në bashkëpunim me institucionet e ndryshme shtetërore sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe ka përgatitur rekomandimet për certifikim. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim”, thuhet në komunikatë.

Related Articles