Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
IHK njofton se nga e diela parashihen rritje e temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, ndërkaq nga e diela e tutje parashihen rritje e temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHPK-së mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.
IHK njofton se gjatë dy ditëve në vijim do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.