Fillon takimi mes Trump dhe Putin

Fillon takimi mes Trump dhe Putin

Takimi dypalësh i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin është duke u zhvilluar, raporton CNN.

Të dy liderët mbërritën pak më parë në Alaska, kur së pari u takuan sapo dolën nga aeroplanët e tyre.

Ndërsa në vendin ku tashmë po zhvillojnë takimin ata shkuan me një veturë të përbashkët.

Para takimit, presidenti amerikan ka thënë se ai dëshiron të shoh një armëpushim në Ukrainë ‘’sa më shpejt’’

“Dua të shoh një armëpushim sa më shpejt,” tha Trump, duke shtuar se “nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot.”

Related Articles