BE mirëpret kredinë për RTK, bënë thirrje që të miratohet ligji

BE mirëpret kredinë për RTK, bënë thirrje që të miratohet ligji

Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin në parim nga Qeveria në detyrë e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm, por minimal, për të siguruar vazhdimësinë e RTK-së dhe të drejtën e publikut për informacion.

Në një deklaratë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se ky veprim është i nevojshëm për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe stabilitet financiar për RTK-në.

Mes tjerash, Bashkimi Evropian kërkon që Ligji për transmetuesin puiblik të miratohet sa më shpejt.

“BE-ja bën thirrje për miratimin e shpejtë të Ligjit për RTK-në për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe stabilitet financiar”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Related Articles