Sot janë bërë një javë nga vrasja e trefishtë në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa të dyshuarit për vrasje Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende janë në arrati.
Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se janë duke punuar intensivisht për rastin.
“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, deklaroi ai.
Për kapjen e tyre, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtarë për kapjen e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij.
Ndërsa katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar me rekomandim IPK-së.
“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan” – thuhet në njoftim.
Vrasja e rëndë dyshohet të këtë ndodhur për fajde. /Gazeta Enigma/