12-vjeçari merr veturën e babait në Llabjan dhe përplas motrën e tij

12-vjeçari merr veturën e babait në Llabjan dhe përplas motrën e tij


Policia ka njoftuar se një fëmijë 12-vjeçar nga fshati Llabjan i Novobërdës e ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë.

Policia njofton se motra e tij kishte tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. / Gazeta Enigma.

Related Articles