Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi nuk e votoi Gërvallen për kryeparlamentare

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi nuk e votoi Gërvallen për kryeparlamentare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për zgjedhjen e Donika Gërvalles si kryetare e Kuvendit.

Ndonëse ishte prezentë në seancë, Mehmeti-Selimi nuk votoi për kandidaturën e propozuar nga partia e saj.

Në pamjet e transmetuara nga Kuvendi, deputetja shihet e distancuar nga kolegët e saj dhe nuk e ngrit dorën gjatë votimit për Gërvallen, kur kryesuesi i seancës pyet se kush është për.

Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në të dy votimet, kandidatet morën nga 57 vota pro, 56 kundër e nga tri abstenime. Pas dështimit të tyre, seanca është shtyrë për 22 gusht.

Related Articles