“Kush u mundue për nder, nder ka gjetë” – Gërvalla reagon pas dështimit në Kuvend

“Kush u mundue për nder, nder ka gjetë” – Gërvalla reagon pas dështimit në Kuvend

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në seancën e sotme u propozua nga LVV për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes kryetare e Kuvendit, dhe se nuk u votua nga deputetja e partisë së saj, Shqipe Mehmeti-Selimit.

Gërvalla reagoi me një thënie të babait të saj, duke shkruar se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”.

Për mos-votimin e Gërvallës gjatë ditës ka reaguar deputetja Selimi, e cila tha se kjo ka të bëjë me disa postime të mëhershme të Gërvallës, e cila e pati quajtur Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

Related Articles