Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Albin Kurti nuk i ka votat për qeveri dhe se prandaj po e mban bllokadën.
Tahiri i PDK-së parashhe që zgjedhjet të reja parlamentare do të ketë kah mesi ose fundi i muajit nëntor.
Kryeministri Kurti është i interesuar që bllokadën ta mbajë tek konstituimi i Kuvendit dhe jo te dështimi i tij për ta themeluar qeverinë e radhës sepse nuk i ka numrat me themelu qeverinë”, tha Tahiri në Pressing.
“Ai don me çu vendin në zgjedhje duke thënë se nuk i votuan këto zonjat për kryetar të Kuvendit. Kurti po e lypë rrugën më të mirë për të me çu vendin në zgjedhje”.
Sipas tij, LVV është në panik dhe ka “rënie të madhe”.