Presidenti amerikan, Donald Trump synon të tërhiqet për momentin nga organizimi i një takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymir Zelensky pa luajtur ndonjë rol të drejtpërdrejtë për momentin, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me situatën, duke bërë një hap prapa nga negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Faza tjetër sipas Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh midis Vladimir Putin, presidentit rus, dhe Volodymyr Zelenskyy, thanë zyrtarët, shkruan The Guardian.
Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se synon të organizojë një takim trepalësh me dy udhëheqësit vetëm pasi të jenë takuar më parë, megjithëse nëse kjo konferencë fillestare do të zhvillohet mbetet e paqartë dhe Trump nuk ka ndërmend të përfshihet në këtë përpjekje.
Në një intervistë telefonike me prezantuesin e talk-show, Mark Levin në WABC të martën, Trump tha gjithashtu se mendonte se do të ishte më mirë që Putini dhe Zelenskyy të takoheshin pa të në fillim.
“Dua vetëm të shoh se çfarë do të ndodhë në takim. Pra, ata janë në proces të përgatitjes së tij dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Ngurrimi i Trump për të nxitur Putinin dhe Zelenskyyn në një takim vjen pasi ai ka pranuar ditët e fundit se përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë më i vështirë nga sa kishte parashikuar, pasi tha gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar se mund ta arrinte këtë brenda 24 orësh.