Mbledhja e KQZ-së, PDK: Abstenojmë në votimin për certifikimin e Listës Serbe

Mbledhja e KQZ-së, PDK: Abstenojmë në votimin për certifikimin e Listës Serbe

Anëtari i PDK-së në KQZ-së, Arianit Elshani në mbledhjen e KQZ-së në kuadër të zgjedhjeve lokale ka bërë të ditur se PDK do të abstenojë në votimin për certifikimin e Listës Serbe.

Ai tha se derisa nuk ka veprime konkrete nga institucionet e sigurisë që të tregojnë qartë rrugën që duhet ndjekur, si PDK do të abstenojnë.

“PDK ka abstenuar nga votimi për certifikimin e Listës Serbe. Andaj nuk jemi për certifikimin, por abstenojmë derisa nuk kemi veprime konkrete nga instituconet tjera të sigurisë të cilat na tregojnë qartë rrugën që duhet të ndiqet për këtë subjekt. Është temë që përsëritet tash e sa kohë, s’dëshirojmë të bëhemi pjesë e një lufte mediale për këtë temë, konsiderojmë që rruga duhet të jetë institucionale në raport me Listën Serbe”, tha Elshani.

Nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike është rekomanduar certifikimi i Listës Serbe, gjë që u kundërshtuar menjëherë nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Related Articles