Analisti Arlind Imeri ka bërë të ditur se një zjarr i madh ka shpërthyer sonte në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë një video ku shihet zjarri që ka shpërthyer.
“Situata është mjaft serioze pasi flakët ndodhen vetëm disa metra larg shtëpive”, ka thënë Imeri.
I njëjti ka pohuar se: “banorët kanë lajmëruar disa herë zjarrfikësit, mirëpo deri tani nuk ka pasur ndërhyrje, për shkak se nuk ka ekipe të lira në terren”.
Imeri më pas shtoi se zjarrfikësit nga baza në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po tentohet fikja e zjarrit.