Tre burra janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar gjashtë persona.
Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit,
Policia ka bërë të ditur se janë kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës.
Ndryshe, ,e aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje, sulmojnë fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës. Me aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.