Irani bisedon me vendet evropiane për programin e tij bërthamor

Irani bisedon me vendet evropiane për programin e tij bërthamor

Irani tha të premten se ministri i tij i Jashtëm, Abbas Araghchi foli në telefon me homologët e tij francezë, gjermanë dhe britanikë për të shmangur rivendosjen e sanksioneve të OKB-së mbi programin bërthamor të Teheranit, vetëm disa ditë para një afati evropian.

Thirrja nga Araghchi erdhi ndërsa të tre vendet kërcënuan të aktivizonin dispozitën e “rikthimit” të marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 deri në fund të muajit, duke i lejuar çdo pale të rivendosë sanksionet nëse zbulon se Irani nuk i përmbush kërkesat siç është monitorimi ndërkombëtar i programit të tij bërthamor.

Shqetësimi i evropianëve për programin iranian, i cili kishte pasuruar uranium në nivele pothuajse të përshtatshme për armë përpara luftës 12-ditore Iran-Izrael në qershor, ku u bombarduan lokacionet e tij atomike, është rritur vetëm që kur Teherani ndërpreu të gjithë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas konfliktit, shkruam NBC News.

Kjo e ka lënë komunitetin ndërkombëtar edhe më të verbër ndaj programit të Iranit – si dhe statusit të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar në pastërti 60%, një hap i shkurtër teknik drejt niveleve të përshtatshme për armë prej 90%.

Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është paqësor, megjithëse është i vetmi komb jo-bërthamor që pasuron uranium në atë nivel. ShBA, IAEA dhe të tjerë thonë se Irani kishte një program armësh bërthamore deri në vitin 2003.

Related Articles