Ndërpritet furnizimi me ujë në këto dy komuna

Ndërpritet furnizimi me ujë në këto dy komuna

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan për shkak të dëmtimit të një gypi.

Ujësjellësi njoftoi se ekipet janë në terren për të sanuar dënim dhe se më pas do të kthehet furnizimi me ujë të pijës.

“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, u tha në njoftim.

Related Articles